Aktualitet

Identifikohet viktima në Vlorë, Policia jep detaje nga ngjarja: Kemi zbuluar edhe autorin

Po ashtu, Policia ka bërë me dije se ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes. 

7 Gusht 2023, 13:49 Nga k.m.
Identifikohet viktima në Vlorë, Policia jep detaje nga ngjarja: Kemi
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në Vlorë, Armando Memshani. Sipas të dhënave të para të dhënave të Policisë së Shtetit, si pasojë e një sherri mes dy personave, njëri prej tyre mbeti i vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër internet, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Armando Memshani. Po ashtu, Policia ka bërë me dije se ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi Armando Memshani, rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

armando memshani vlore

Sondazh

Poll