Aktualitet

Durrës/ Shembet soleta e një shtëpie në fshatin Qerret, zë poshtë dy persona! Njëri vdes rrugës për në spital

Viktima është identifikuar si 60-vjeçari, Shaban Shehu; ndërsa kolegu i tij është jashtë rrezikut për jetën. 

7 Gusht 2023, 13:44 Nga k.m.
Durrës/ Shembet soleta e një shtëpie në fshatin Qerret,
Foto ilustruese

DURRËS- Dy persona mbetën nën rrënoja pas shembjes së një tarrace në fshatin Katund i Ri në Qerret. Pas thuajse një orë nën rrënoja, të dy punëtorët: Bert Rroshi dhe Shaban Shehu u nxorrën të gjallë, por një prej tyre ndërroi jetë rrugës për në spital. Viktima është identifikuar si 60-vjeçari, Shaban Shehu; ndërsa kolegu i tij është jashtë rrezikut për jetën. 

Megjithatë ai është nisur për në spital, ku do t'i ushtrohet kontrolleve mjekësore, ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë verifikimet e rastit.

"Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje,"-njofton Policia e Durrësit. 

Të dy kishin shkuar në një banesë të vjetër me detyrë për ta shembur, por gjatë procesit të punës, soleta është rrëzuar duke i znënë brenda. 

policia e shtetit durres bert rroshi shaban shehu

Sondazh

Poll