Aktualitet

‘Lulëzimi i kullave’, protesta për të mbrojtur parkun pas Operas/ Qytetarët heqin rrethimin tek lulishtja, ndërhyn policia

Lëvizja Bashkë dhe qytetarët kanë zhvilluar një protestë në qendër të Tiranës, në mbrojtje të parkut dhe kundër ngritjes së gradaçelës.

6 Gusht 2023, 18:48 Nga m.s
‘Lulëzimi i kullave’, protesta për të mbrojtur
policia nderhyn gjate protestes

“Tirana s’ka më parqe, s'ka më pemë”. Ishte kjo thirrja e vazhdueshme e protestuesve nga Lëvizja Bashkë, të cilët kanë protestuar për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Në momentin kur kanë tentuar që të heqin rrethimin tek lulishtja, menjëherë ka ndërhyrë policia.

Parku është rrethuar dhe pritet të kthehet në një kantier ndërtimi.

“Këta ulërasin do të bëjmë Dubain, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, u shpreh një protestues.

‘Lulëzimi i kullave’, protesta për të mbrojtur

Pedagogu Ervin Goci, pjesë e kësaj proteste, u shpreh se ky sistem nuk do të ndalojë deri sa të ndëtojë në çdo cep të vendit.

“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera ndërtimi në Tiranë, nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat, duhet mbrojtur edhe prona”, tha ai.

lëvizja bashkë proteste

Sondazh

Poll