Aktualitet

FOTO/ Mori pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, del fotoja e 29-vjeçarit të arrestuar në Kosovë

Majnishta në vitin 2020 së bashku me disa persona të tjerë, mori peng Jan Prengën në Kamëz, pasi vëllai i tij vodhi 260 kg kokainë në Angli.

6 Gusht 2023, 14:47 Nga I.A
FOTO/ Mori pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, del
Aldo Majnishta

TIRANË- Personi i mësipërm është Aldo Majnishta, 29-vjeçari i arrestuar sot në Kosovë, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Majnishta në vitin 2020 së bashku me disa persona të tjerë, mori peng Jan Prengën në Kamëz, pasi vëllai i tij vodhi 260 kg kokainë në Angli.

Pasi e morën peng Prengën, vëllaoi i tij ktheiu një pjesë të drogës dhe pagoi një shumë të madhe parash. Por prap ata nuk e liruan Janin, por në vend e vranë dhe trupin e pajetë e asgjesuan.

Si ndodhi vrasja e Prengës?

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim janë dërguar: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./Dosja.al

aldo majnishta

Sondazh

Poll