Aktualitet

Lezhë/ Zbardhet sherri me shkopinj, 37-vjeçari nga Kosova tentoi ti përplaste me makinë punonjësit e karburantit (EMRAT)

Dy punonjësit e karburantit e kanë goditur Migjen Mulaj me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike. 37- vjeçari aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Nikoll Sokoli i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën. 

6 Gusht 2023, 17:09 Nga m.s
Lezhë/ Zbardhet sherri me shkopinj, 37-vjeçari nga Kosova tentoi ti
policia Lezhe

LEZHË- Policia ka hedhur dritë mbi një rast dhune ndodhur një ditë më parë në një pikë karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku shtetasi Migjen Mulaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy punonjësit ka goditur Nikoll Sokoli 61-vjeç dhe Kujtim Rusi 52-vjeç. Më tej me automjetin e tij ka tentuar ti përplaste duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativave me automjet, Migjen Mulaj është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.

Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur Migjen Mulaj me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike. 37-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Nikoll Sokoli i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi nga policia 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Shkatërrim prone". N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale " Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim". Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se: Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar. Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

migjen mulaj nikoll sokoli kujtim rusi lezhe

Sondazh

Poll