Aktualitet

Protestë për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Mos ekstradoni Dritan Goxhaj, persekutim i hapur për të gjithë shqiptarët

Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

6 Gusht 2023, 16:25 Nga m.s
Protestë për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Mos
protesta

TIRANE- Sikundër ishte njoftuar më herët, pak minuta më parë ka nisur një protestë kundër arrestimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Një prej protestuesve tha se Goxhaj nuk duhet të ekstradohet jashtë vendit, pasi ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Po sipas tij, Goxhaj ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve gjatë asaj kohe.

“Për të gjithë ata që kanë në dorë për Dritanin, mos ta ekstradojnë. Ky është një persekutim i hapur për të gjithë shqiptarët, që luftuan kundër armiqve. Të ketë meritë për Dritan Goxhaj, duhet të mbrohen të drejtat e kombit shqiptar, ato që na i kanë dhunuar në emër të demokracisë. Drejtësia është e barabartë për të gjithë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, por vullnetarisht ka marrë pjesë në mbrojtje të të drejtave”, tha një prej protestuesve.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.

Protesta e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës”, kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

dritan goxhaj ekstradim

Sondazh

Poll