Aktualitet

EMRI/ Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, arrestohet në Kosovë 29-vjeçari i shumëkërkuar

Majnishta së bashku me disa persona të tjerë rrëmbyen Jan Prengën, pasi vëllai i tij i vogël kishte vjedhur 260 kg kokainë.

6 Gusht 2023, 13:37 Nga I.A
EMRI/ Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, arrestohet në Kosovë
Jan Prenga

KOSOVË- 29-vjeçari Aldo Majnishta është arrestuar ditën e sotme në Kosovë. Majnishta i shpallur në kërkim ndërkombëtar për si një prej autorëve të rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamëz. Majnishta së bashku me disa persona të tjerë rrëmbyen Jan Prengën, pasi vëllai i tij i vogël kishte vjedhur 260 kg kokainë. Pasi e vranë, Majnishta së bashku me personat e tjerë e fshehën kufomën e Prengës. 

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Pengmarrja”. Operacioni, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas i kërkuar për krime kundër personit. Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve mbi vendndodhjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, me qëllim kapjen e tyre, si dhe në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për përmbushjen e këtij qëllimi, të zhvilluara dhe me partnerët ndërkombëtarë, është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i koduar “Pengmarrja”. Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë, me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas, në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta. -Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P. -Gjithashtu, këtë shtetas Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim janë dërguar: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./Dosja.al

aldo majnishta jan prenga

Sondazh

Poll