Sport

VIDEO/ Seedorf shkëlqen në ndeshjen bamirësisë për Ukrainën në “Stamford Bridge”

Një ndeshje bamirësie u organizua nga Andrei Shevchenko dhe Oleksander Zinchenko, në bashkëpunim me platformën e bamirësisë “United24”, Clarence Seedorf ka treguar se ka ende mbetje.

6 Gusht 2023, 09:30 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Seedorf shkëlqen në ndeshjen bamirësisë për

ANGLI - Një ndeshje bamirësie, organizuar këtë të shtunë në “Stamford Bridge” nga Andrei Shevchenko dhe Oleksander Zinchenko. Shumë legjenda të Chelseat dhe Arsenalit (dhe të tjerë) u bashkuan rreth Zinchenkos dhe Mudryk, dy ukrainasit që luanin respektivisht për “Topçinjtë” dhe “Blutë”.

Mes tyre ishin Essien, Dida, Cannavaro, Makélélé, Eto'o, Lehmann, Pires... Ndonëse dy skuadrat e përfunduan ndeshjen në barazim (2-2), publiku mundi të shihte se Clarence Seedorf, i cili luante në ekipin "Shevchenko”, ka ende mbetje të bukura nga rinia e tij. Ish-mesfushori holandez dërgoi një raketë me këmbën e majtë, në këndin e sipërm të Lehmann para pjesës së parë (41’), duke shënuaar një gol të rrallë për nga ekzekutimi.

Fondet e mbledhura gjatë kësaj ndeshjeje, të organizuar në bashkëpunim me platformën e bamirësisë “United24”, do të përdoren për të rindërtuar një shkollë ukrainase të shkatërruar gjatë një pushtimi rus marsin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll