Sport

Interi e siguron portën, zvicerani Sommer më në fund kalon te zikaltrit e Milanos...

Portieri i Bayer Munich, Yann Sommer, këtë sezon do të luajë në Seria A.

5 Gusht 2023, 14:30 Nga DOSJA
Interi e siguron portën, zvicerani Sommer më në fund kalon te

ITALI - Më fund tym i bardhë!... Pas negociatave të gjata, Interi arriti të sigurojë një marrëveshje me klubin bavarez për kushtet e transferimit të portierit ndërkombëtar të helvetëve.

Sipas Fabrizio Romano, vlera totale e transaksionit llogaritet në 6 milionë euro. 34-vjeçari zviceran do të mbërrijë në Itali të dielën, ndërsa të hënën do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, pas të cilit do të përfundojë zyrtarizimi.

Yann Sommer ka mbrojtur ngjyrat e Bayernit që nga janari i këtij viti, duke pësuar 31 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat. Tani, te Interi do të jetë një portier me përvojë, i cili do të zëvendësojë kamerunasin Andre Onanan, i cili u transferua te Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll