Sport

Martínez dhe 'ligji anti-Dibu': "Më pëlqen, por unë mbrojta atë që duhej të mbroja!"

“Më pëlqeu ligji 'anti-Dibu'. Ata gjithmonë kërkojnë një justifikim, që kushdo që gjuan të shënojë gol,”- thotë portieri argjentinas.

5 Gusht 2023, 14:00 Nga DOSJA

Martínez dhe 'ligji anti-Dibu': "Më pëlqen, por

ZVICER - Emiliano 'Dibu' Martínez, një nga heronjtë e Argjentinës në Botërorin e Katarit, veçanërisht për penalltitë që priti, gjithmonë me hile dhe provokime për të destabilizuar kundërshtarin, ka reaguar ndaj rregullit të FIFA-s, i cili pengon portierët të shpërqendrojnë sportistët në ekzekutimin e penalltive dhe që tashmë është quajtur gjerësisht 'ligji anti-Dibu'.

“Më pëlqeu ligji 'anti-Dibu'. Ata gjithmonë kërkojnë një justifikim, që kushdo që gjuan të shënojë gol. Tani nuk më intereson, sepse ne jemi (Argjentina) kampionë të gjithçkaje. Ata e bënë këtë ndryshim tani vonë”,- tha portieri, në stilin e tij, në një intervistë me Andy Kusnetzoff në podcast-in “Urbana Play”.

Gardiani shtoi: “Tani nuk më intereson. Unë mbrojta atë që duhej të mbroja.” Kujtojmë se Martínez shkëlqeu me pritjet në gjuajtjet e penalltive me Holandën (çerekfinale) dhe Francën në finale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll