Sport

A do të shkarkohet Fernando Santos nëse humbet me Shqipërinë? Ja si përgjigjet presidenti i Federatës Polake…

Bardhekuqtë nuk janë në një grup të vështirë, pasi deri më tani u përballën me Çekinë, Shqipërinë dhe Moldavinë. Më e turpshme ishte humbja me këtë të fundit, sepse asnjëherë më parë polakët nuk kishin pësuar humbje ndaj Moldavisë.

5 Gusht 2023, 11:40 Nga DOSJA
A do të shkarkohet Fernando Santos nëse humbet me

POLONI - Fillimi i aventurës së Fernando Santos me kombëtaren polake nuk është i suksesshëm. Ndaj nuk është çudi që përzgjedhësi të kritikohet vazhdimisht. Një tjetër “guralec” është hedhur në kopshtin e Santos nga Antoni Piechniczek. Legjenda e futbollit polak tërhoqi vëmendjen për një detaj.

Dy humbje dhe një fitore – kështu duket skuadra e drejtuar nga Fernando Santos deri tani në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Çka është më e keqja, bardhekuqtë nuk janë në një grup të vështirë, pasi deri më tani u përballën me Çekinë, Shqipërinë dhe Moldavinë. Më e turpshme ishte humbja me këtë të fundit, sepse asnjëherë më parë polakët nuk kishin pësuar humbje ndaj Moldavisë.

Pyetjeve të gazetarëve të “sport.pl” për përzgjedhësin Cezary Kulesza, ai iu përgjigj vetëm një “jo” të shkurtër, duke lënë të kuptohet qartë se edhe nëse polakët humbasin ndaj Shqipërisë në një ndeshje jashtë fushe dhe ndoshta do të eliminohen nga loja për t’u ngjitur në Euro 2024, presidenti i Federatës Polake të Futbollit nuk do të shkarkojë përzgjedhësin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll