Sport

João Félix në mes “të katër rrugëve”…

Portugezi është jashtë planeve të trajnerit Simeone, ndërkohë që edhe CEO i Atletico Madrid nuk e përmend…

5 Gusht 2023, 13:00 Nga DOSJA
João Félix në mes “të katër

SPANJE - João Félix pasoi me skuadrën e Atlético Madrid në San Francisko, ndalesa e tretë në turneun parasezonal të ekipit, që tashmë ka kaluar nëpër Kore dhe Meksikë. 

Ende pa asnjë minutë në tre miqësoret e zhvilluara tashmë, ndërkombëtari portugez nuk është pjesë e planeve të Diego Simeone dhe është një nga lojtarët që bardhekuqtë duan ta largojnë, ndërkohë që ofertat mungojnë.

"Unë mendoj se kemi një skuadër të mirë. Ideja jonë është të punësojmë një mesfushor tjetër, për të përforcuar atë pozicion në mesfushë, përveç rregullimit të largimeve të të paktën dy lojtarëve.

Kjo do të na lejojë ta punësojmë atë mesfushor dhe të balancojmë kostot tona dhe të plotësojmë kërkesat e kontrollit ekonomik të Ligës”,- shpjegoi Miguel Ángel Gil, CEO i Atlético Madrid, pa përmendur kurrë emrin e Félix.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll