Sport

Partizani mëson të hënën kundërshtarin e "play-off"-it, ja cilat janë alternativat!

Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Champions League do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë kompeticion. Skuadrat kampione, që do të kualifikohen nga turin i tretë i Conference League do të ndeshjen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Europa League.

5 Gusht 2023, 12:26 Nga DOSJA
Partizani mëson të hënën kundërshtarin e

TIRANE - Të hënën, në mesditë, do të hidhet shorti për fazën e "play-off" të Conference League, aty ku synojnë që të shkojnë tri skuadrat shqiptare që kanë arritur në raundin e tretë të kualifikueseve. Partizani, Ballkani dhe Struga do të njohin kundërshtarët e mundshëm që do të kenë përballë.

Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Champions League do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë kompeticion. Skuadrat kampione, që do të kualifikohen nga turin i tretë i Conference League do të ndeshjen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Europa League.

Në të tilla kushte, skuadrat shqiptare, në rast se kualikifikohen, do të ndeshen me një prej skuadrave që do të eliminohen nga çiftet: Žalgiris – BK Häcken, Qarabağ – Helsinki,  Zrinjski Mostar – Breidablik, Sheriff Tiraspol – BATE Borisov dhe Astana – Ludogorets.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll