Sport

VIDEO / Presidenti i ekipit turk bën “pazar” me Ajetin në përfundim të takimit

Pasi e ka takuar dhe i ka treguar idenë e tij për ta transferuar edhe publikisht tashmë, presidenti i Demirspor ka parë edhe njëherë për siguri emrin e shënuar në fanellën e Arlindit.

5 Gusht 2023, 12:49 Nga DOSJA
VIDEO / Presidenti i ekipit turk bën “pazar” me Ajetin në

TURQI – Ndodh rrallë që presidentët e klubeve të zbresin në fushat e lojës së futbollit dhe Akoma më rrallë të vlerësojnë publikisht një ojtarë apo të bisedojnë për ta blerë menjëherë pas përfundimit të takimit. Klubi turk Adana Demirspor u kualifikua në turin e tretë të Conference League me një gol në minutën e 94-të kundër Cluj.

Pas ndeshjes është parë një nga skenat e rralla në futboll. Presidenti i ekipit turk, Murat Sancak, është afruar më pas te lojtari më i mirë i Cluj në fushën e lojës, mbrojtësi I ekipit kombëtarë Arlind Ajeti. Sanca ishte i impresionuar nga mbrojtësi i Shqipërisë.

Pasi e ka takuar dhe i ka treguar idenë e tij për ta transferuar edhe publikisht tashmë, presidenti i Demirspor ka parë edhe njëherë për siguri emrin e shënuar në fanellën e Arlindit.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll