Sport

VIDEO / Krokodili kafshon për vdekje futbollistin dhe e tërheq në lumë! (pamje të rënda)

Kafsha po tërhiqte zvarrë trupin pa jetë të atletit nëpër ujë për pak kohë. Për këtë arsye, banorët e zonës që ndodheshin aty dhe efektivët e sigurisë u detyruan ta qëllonin për vdekje për të nxjerrë trupin pa pësuar të këqija më të mëdha.

5 Gusht 2023, 08:05 Nga DOSJA
VIDEO / Krokodili kafshon për vdekje futbollistin dhe e tërheq në

KOSTA RIKA - Jesús López Ortiz, i njohur në sport si 'Chucho' López, po bënte me qetësi një banjë në lumin Cañas, në provincën Guanacaste të Kosta Rikës, kur u sulmua për vdekje nga një krokodil. Futbollisti vetëm 29 vjeç është përpirë nga zvarraniku duke i shkaktuar menjëherë vdekjen. 

Kafsha po tërhiqte zvarrë trupin pa jetë të atletit nëpër ujë për pak kohë. Për këtë arsye, banorët e zonës që ndodheshin aty dhe efektivët e sigurisë u detyruan ta qëllonin për vdekje për të nxjerrë trupin pa pësuar të këqija më të mëdha. 

"Shokë, miq. Me dhimbje të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Jesús Alberto López Ortiz (Chucho). Pusho në paqe Chucho, bashkohemi me dhimbjen e gjithë familjes së tij", shkruan klubi i tij në llogarinë e tij në Twitter së bashku me këto. imazhe të forta të momentit.

Me sa duket, i riu po shkonte për në shtëpinë e kushëririt të tij, por në gjysmë të rrugës vendosi të ndalonte për një banjë. Ai la pas një familje me dy fëmijë , njëri 8 vjeç dhe tjetri vetëm 3 vjeç, Derianin e vogël dhe Eithanin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll