Sport

VIDEO/ Shtëpia e mesfushorit u grabit gjatë një ndeshjeje në Marsejë: gruaja e lojtarit u përball me hajdutët…

Mesfushori i Marsejës e mori vesh vjedhjen kur ishte ende në fushë

4 Gusht 2023, 21:03 Nga DOSJA

VIDEO/ Shtëpia e mesfushorit u grabit gjatë një ndeshjeje në

FRANCE - Mesfushori francez Matteo Guendouzi ishte viktima më e fundit e valës së grabitjeve, që ka pllakosur prej disa muajsh Evropën e futbollit. 

Sipas shtypit francez, shtëpia e lojtarit të Marsejës u vu në shënjestër të hajdutëve mbrëmjen e së mërkurës, pikërisht kur futbollisti 24-vjeçar po luante për skuadrën franceze në miqësoren kundër Bayer Leverkusen.

Sipas ‘La Provence’, grabitja ka ndodhur rreth orës 22:30, kur një grup grabitëssh kanë hyrë në shtëpinë e lojtarit, që ndodhet në Cassis (30 kilometra larg Marsejës), në një moment kur brenda ndodhej bashkëshortja e tij Maëlle. 

Madje, bashkëshortja e lojtarit ka arritur t’i trembë hajdutët me praninë e saj, të cilët para se të arratisen, kanë arritur të marrin një orë Rolex me vlerë 180 mijë euro.

Duhet theksuar se Guendouzi mësoi për sulmin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Bayer Leverkusenit, kur një menaxher iu afrua për t'i dhënë lajmin e padëshiruar. Pamjet, të cilat mund t'i shihni më lart, tregojnë reagimin e frikësuar të lojtarit, sidomos për shkak të pranisë së gruas së tij në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll