Sport

Roberto Mancinit i shtohet përgjegjësitë, do unifikojë punën edhe me U-20 dhe U-21!...

Trajneri i Italisë do përpiqet që të unifikojë stilet dhe sistemet e lojës e këtyre dy ekipeve me kombëtaren ‘azzurre’

4 Gusht 2023, 21:18 Nga DOSJA
Roberto Mancinit i shtohet përgjegjësitë, do unifikojë

ITALI - Trajneri italian Roberto Mancini do të koordinojë skuadrat transalpine U-20 dhe U-21, me mbështetjen e një trajneri në çdo nivel, njoftoi Federata Italiane e Futbollit (FIGC) këtë të premte në një deklaratë.

“Përcaktohet projekti i ri teknik i Italisë: trajneri Mancini do të koordinojë nga kombëtarja A deri tek ata nën 20 vjeç”,- bëri të ditur Federata Italiane. 

Në shënimin e lëshuar, federata transalpine shpjegon se vendimi "do të lejojë ekipet U-20 dhe U-21 të aplikojnë të njëjtat stile dhe sisteme lojërash në fushë, duke promovuar dhe përshpejtuar mësimin teknik".

Mancini, 58 vjeç, i cili ka qenë në krye të kombëtares ‘azzurre’ transalpine që nga maji 2018, pasi ka fituar “Euro2020” si pikë kryesore, do të mbikëqyrë edhe U-20 dhe U-21 me ndihmën e trajnerëve Attilio Lombardo dhe Carmine Nunziata, respektivisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll