Sport

Guardiola për Bernardo Silvan: “Nuk dua lojtarë që nuk duan të jenë këtu”...

“Nëse ata duan, ata do të hipin në një aeroplan dhe do të vinë të takojnë klubin tonë”,- tha Guardiola për interesimin e Barcelonës.

4 Gusht 2023, 18:35 Nga DOSJA
Guardiola për Bernardo Silvan: “Nuk dua lojtarë që nuk duan

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar interesimin e Barcelonës për Bernardo Silva-n. Trajneri deklaroi se nuk dëshiron të mbështetet te lojtarët që nuk kanë dëshirë të jenë në klub. Ai shtoi se me një ofertë të përshtatshme, futbollisti do të shitet.

“Nuk dua lojtarë që nuk duan të jenë këtu. Por ne duhet të marrim një ofertë të përshtatshme dhe për momentin nuk kemi marrë një të tillë. Nëse e duan, do të hipin në aeroplan dhe do të vinë të takojnë klubin tonë”.

Në ditët e fundit ka pasur raportime se Bernardo Silva ka një dëshirë të madhe për t'u transferuar te Barcelona. Verën e kaluar, Guardiola arriti ta bindë portugezin të qëndrojë në “Etihad”. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të ndodhë tani.

Në sezonin 2022/23, Bernardo Silva fitoi tripletën e trofeve me Man.City dhe nuk është penduar që qëndroi në klub. Tani, megjithatë, playmaker dëshiron një sfidë të re dhe mbetet për t'u parë nëse ai do të kalojë te Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll