Sport

Harry Maguire në listë për t’u shitur, te Manchester United vinë ofertat e para…

Harry Maguire (30 vjeç) është gati për t’u larguar nga Manchester United, në këmbim të rreth 50 milionë paundëve.

4 Gusht 2023, 18:10 Nga DOSJA

ANGLI - Qendërmbrojtësi u mor në vitin 2019 nga Leicester City, kur “Djajtë” paguan shumën rekord prej 87 milionë euro. Ai u bë shpejt kapiten i ekipit, por në dy sezonet e fundit paraqitjet e tij ishin gjithnjë e më të dobëta. 

Trajneri Erik ten Hag nuk është më i kënaqur me paraqitjet e Harry Maguire dhe u ka thënë drejtuesve të “Old Trafford” që mund ta shesin mbrojtësin anglez. Ata e kanë kënaqur teknikun holandez dhe e kanë futur në listën e transferimeve kapitenin e vjetër, në këmbim të të cilit kërkojnë rreth 50 milionë paundë. 

Pasi disa skuadra u interesuan për shërbimet e tij dhe West Ham nuk mundi të përmbushte kërkesat financiare të Manchester United, “Football Insider” njoftoi se një ekip tjetër është gati të blejë Maguire. 

Sipas burimit të cituar, Everton është në “pole position” për të nënshkruar me Harry Maguire. Blutë e Liverpoolit janë pa Yerry Minën, të cilit i ka përfunduar kontrata dhe duan të marrin një mbrojtës me përvojë. 

Harry Maguire në listë për t’u shitur, te Manchester United

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll