Sport

Militao, befasisht ndahet me të dashurën e tij, kishin vetëm disa që ishin lidhur…

Ai i ka dhënë fund miqësisë me tiktokeren Cássia Lourenço

4 Gusht 2023, 21:50 Nga Dosja.al

Militao, befasisht ndahet me të dashurën e tij, kishin vetëm disa

SPANJE - Vera e 2023-shit shquhet për numrin e ‘divorceve’. Vetëm katër muaj pas fillimit të miqësisë së tyre, Éder Militao dhe tiktokerja Cássia Lourenço, kanë vendosur të ndahet, ndërkohë që futbollisti i Real Madridit vazhdon të përqendrohet, duke bërë parasezonin.

Ka qenë media “Choquei” ajo që ka konfirmuar fundin e këtij çifti, më pak se gjysmë viti pasi u konfirmua se ata ishin bashkë. As nuk ka asnjë gjurmë nga postimet e tij në Instagram, diçka që ka ndezur padyshim të gjitha alarmet për ndarjen. Madje, ka disa media që e konfirmojnë.

Vetëm një muaj më parë, Éder Militao dhe partnerja e tij, postuan disa foto në rrjetet e tyre sociale në të cilat shiheshin si shumë të dashuruar dhe duke e treguar hapur. Ata pozuan së bashku, duke u përqafuar dhe madje edhe duke u puthur, ashtu si çdo çift normal. Një foto që parashikonte se ata ishin të lumtur dhe pa asnjë shenjë krize në mes.

Militao, befasisht ndahet me të dashurën e tij, kishin vetëm disa

Por diçka ka ndryshuar dhe tani nuk ka asnjë gjurmë të atyre fotografive në llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale. Ky është pikërisht një nga hapat e parë që çiftet marrin kur ndahen dhe që parashikon më të keqen për të ardhmen e miqësisë.

Marrëdhënia u konfirmua prillin e kaluar, kur ndikuesja shkoi në “Santiago Bernabéu”  për të parë një ndeshje. Atëherë të gjithë e kuptuan se çfarë po ndodhte. Përveç kësaj, kjo ndarje ndodh shumë shpejt, pasi vajza më e vogël e Militaos mbushi një vjeç. Një foshnjë nga një lidhje me ish-partneren e tij, Karoline Lime. Duhet mbajtur mend se në festën e ditëlindjes ishin edhe Karoline edhe Cássia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll