Sport

Nuk është Real Madrid!... Ja skuadra, ku Mbappe do të shkonte si huazim këtë verë

Kylian Mbappe (24) hodhi poshtë një ofertë nga Chelsea këtë javë.

4 Gusht 2023, 17:22 Nga DOSJA
Nuk është Real Madrid!... Ja skuadra, ku Mbappe do të shkonte si

ANGLI - Londinezët i ofruan atij një transferim gjatë periudhës së merkatos së verës, por sulmuesi francez as u mendua dy herë para se të refuzonte. Megjithatë, ekziston mundësia që Mbappe të pranojë të shkojë në “Stamford Bridge”. 

Sipas mediave britanike, Mbappe do të ishte i hapur për të luajtur në Premier League për një sezon, edhe nëse londinezët do të përfundonin në vendin e 12-të dhe nuk do të merrnin pjesë në Champions League. 

Në rast huazimi, këtu francezi do të shmangte të qenit rezervë për një sezon të tërë, siç i ka premtuar PSG-ja, nëse nuk largohet në një ekip tjetër këtë verë. Përveç kësaj, duke qenë se do t'i përkiste ende PSG-së, Mbappe do të merrte një bonus të ri besnikërie më 1 shtator prej 40 milionë euro.

Por aspekti më i rëndësishëm është se sulmuesi do të jetë ende në gjendje të nënshkruajë për Real Madridin verën e ardhshme si lojtar i lirë, siç ka vendosur tashmë të bëjë. Nëse plani i tij realizohet, Mbappe do të marrë gjithashtu një bonus të madh nënshkrimi nga Madridi. 

E vetmja pengesë do të ishte që PSG nuk dëshiron ta huazojë, por ta transferojë atë përgjithmonë, ndaj mbetet të shihet nëse parizienët dhe londinezët do të arrijnë një zgjidhje.  Ndërkohë, Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë këtë verë dhe ka besim se do ta marrë falas verën e ardhshme. 

Kylian Mbappe ka kontratë me PSG-në deri më 30 korrik 2024. Së fundmi, ai refuzoi të nënshkruajë vazhdimin për një vit shtesë. Duke hyrë në vitin e fundit të kontratës me PSG-në, sulmuesi mori një bonus besnikërie prej 40 milionë euro më 1 gusht. Mbappe mund të bëhet edhe më i pasur, nëse plani i tij aktual për të nënshkruar me një klub tjetër verën e ardhshme realizohet. 

PSG dyshon se Mbappe dhe Real Madrid tashmë kanë bashkuar duart për një transferim në verën e vitit 2024, prandaj parizienët kanë menduar të raportojnë madrilenët në FIFA. 

Sipas publikimit  të “Caught Offside”, kampionët francezë do të kishin mësuar se Mbappe do të marrë një bonus nënshkrimi prej 160 milionë eurosh nëse ai arrin në “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme. 

Shuma është e madhe, por Real Madridi do të paguante edhe më shumë në rast të një transferimi këtë verë. Së fundmi, parizienët kërkuan 250 milionë euro në këmbim të tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll