Sport

Zbulohet “ushqimi magjik” që i jep forcë sulmuesit Erling Haaland të Man.Cityt…

Erling Haaland erdhi në stërvitjen e Manchester Cityt me një shishe qumësht të papërpunuar në dorë, gjë që zgjoi kureshtjen e shumë njerëzve.

4 Gusht 2023, 15:41 Nga DOSJA

ANGLI - Manchester City është rikthyer në stërvitje dhe po përgatitet për finalen e Community Shield kundër Arsenalit, të dielën, në orën 17:00, në “Wembley”. Edhe një herë, Erling Haaland ra në sy.

Sulmuesi norvegjez hyri në qendrën stërvitore, duke mbajtur një shishe të etiketuar "qumësht i papërpunuar". Haaland është një adhurues i madh i qumështit, diçka që është siguruar që ta bëjë të ditur edhe në rrjetet sociale.

Zbulohet “ushqimi magjik” që i jep forcë sulmuesit Erling

Qumështi, i cili vjen nga një fermë lokale në Mançester, luan një rol të rëndësishëm në dietën e tij, e cila përfshin të brendshmet e kafshëve, mëlçitë dhe zemrat, të pasura me vitamina, hekur dhe magnez.

Në fund të fundit, nuk janë të pakta herët që ai publikon në Instagram disa nga vaktet e tij, duke shkaktuar reagimet e miliona ndjekësve të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll