Sport

ZYRTARE/ Trajneri i preferuar për të zëvendësuar Ancelottin te Real Madrid ka rinovuar kontratën me “Aspirinat”...

Xabi Alonso (41 vjeç) është trajneri, që Florentino Perez (76 vjeç) dëshironte ta sillte në stolin teknik të Real Madrid verën e ardhshme.

4 Gusht 2023, 16:13 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Trajneri i preferuar për të zëvendësuar Ancelottin

SPANJE - Ish-mesfushori ishte nga presidenti madrilen në krye të listës së zëvendësuesve të Carlo Ancelotti (64 vjeç), kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit 2023/2024. Mirëpo përkundër këtij interesimi nga ‘los blancos’, Xabi Alonso nënshkroi një vazhdim të kontratës me Bayer Leverkusen. 

Edhe pse ai mori drejtimin e Bayer Leverkusen më 5 tetor 2022, Alonso mori një tjetër votëbesim nga drejtuesit e klubit, të cilët i ofruan një zgjatje të hershme të kontratës. Marrëveshja e vjetër do të përfundonte në verën e vitit 2024, pikërisht kur Real Madrid do të dëshironte të merrte nënshkrimin e tij. 

Kontrata e re është deri në verën e vitit 2026. Me shumë mundësi, nëse Perez vendos ta sjellë në pankinën e Realit vitin e ardhshëm, do të duhet të paguajë një klauzolë lirimi. 

Ata të Real Madridit tashmë kanë nisur të përgatisin listën e pasardhësve të mundshëm të “Don Carlos” dhe opsioni i parë i konsideruar është Alonso. 

Informacioni është bërë i ditur nga gazetari i specializuar në futbollin gjerman, Christian Falk, përmes botimit  “Caught Offside”. Sipas tij, ish-mesfushori i ka thënë tashmë Bayer Leverkusenit se vitin e ardhshëm, nëse Real Madridi i ofron kontratë, ai do ta pranojë pa u menduar dy herë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll