Sport

Ultimatum i Bayern! I jep afat Tottenhamit deri në mesnatë për transferimin e Kane...

Bayern i ka dhënë kohë Tottenham Hotspur deri në mesnatën e së premtes (4/8) për të pranuar ofertën e tyre të fundit për Harry Kane.

4 Gusht 2023, 14:42 Nga DOSJA
Ultimatum i Bayern! I jep afat Tottenhamit deri në mesnatë për

GJERMANI - Negociatat mes Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich për Harry Kane nuk kanë arritur deri më tani në një marrëveshje, me rreth 30 milionë euro që i ndajnë të dyja palët.

Bavarezët po bëjnë presion mbytës ndaj londinezëve, pasi Daniel Levy nuk ka shumë kohë për të vendosur.

Siç raporton “Telegrafi”, Bayern Munich i ka dhënë kohë Tottenhamit deri në mesnatën e së premtes (4/8) për të pranuar ofertën e fundit, të cilën e kanë dorëzuar për kapitenin e kombëtares së Anglisë.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë Harry Kane duket se do të kalojë vitin e fundit të kontratës së tij në Londër dhe do të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2023, 11:20

Carlo Ancelotti ndez alarmet…

SPANJE - Humbjet në parasezon mund të mos kenë efekte praktike, por e vërteta është se askujt nuk i pëlqen të humbas&eum...