Sport

Kessie ka pranuar ofertën saudite dhe largohet nga Barça vetëm pas një sezoni!

Franck Kessi (26 vjeç) do të shitet nga FC Barcelona këtë verë, vetëm një vit pasi ekipi katalanas e transferoi atë falas nga AC Milan.

4 Gusht 2023, 13:00 Nga DOSJA

Kessie ka pranuar ofertën saudite dhe largohet nga Barça vetëm

SPANJE - Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Franck Kessie largohet nga Barcelona vetëm pas një sezoni, për të vazhduar karrierën e tij në Arabinë Saudite, te skuadra Al Ahli, e cila do të paguajë nga 11 deri në 12 milionë euro për këtë transferim, njofton e përditshmja “Mundo Deportivo”.

Kessie (26) nënshkroi për Barçën verën e kaluar, pasi i skadoi kontrata me klubin italian AC Milan. Ai shënoi 3 gola në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për kampionin në fuqi të Spanjës, transmeton “Agerpres”.

Futbollisti afrikan aktualisht ndodhet në Francë për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij me Al-Ahli, e vlefshme deri në vitin 2026.

Kessie ka pranuar ofertën saudite dhe largohet nga Barça vetëm

Franck Kessie do të marrë një pagë neto prej 14 milionë euro në sezon në ekipin e tij të ri, dyfishi i asaj që ka marrë në FC Barcelona, ​​thekson burimi i cituar.

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino (Liverpool), portieri senegalez Edouard Mendy (Chelsea) dhe sulmuesi francez Allan Saint-Maximin (Newcastle United) gjithashtu mbërritën në Al-Ahli këtë verë .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2023, 11:20

Carlo Ancelotti ndez alarmet…

SPANJE - Humbjet në parasezon mund të mos kenë efekte praktike, por e vërteta është se askujt nuk i pëlqen të humbas&eum...