Sport

Tyson trajnon Nganu-n për ndeshjen kundër Fury: “Ai ka marrë një grusht të madh dhe kur ai godet, loja ka mbaruar!

Më 28 tetor, Nganu do të boksojë kundër Fury në Arabinë Saudite, në një ndeshje sipas rregullave zyrtare të boksit.

4 Gusht 2023, 12:40 Nga DOSJA

Tyson trajnon Nganu-n për ndeshjen kundër Fury: “Ai ka

SHBA - Boksieri legjendar Mike Tyson do të stërvisë ish-kampionin e UFC-së, Francis Ngannou dhe do të jetë në ekipin e tij, në ndeshjen kundër kampionit botëror të peshave të rënda, Tyson Fury.

"Nuk është sekret, unë mbështes 100 për qind Ngannou në këtë luftë kampionësh. Ai ka një grusht të fuqishëm dhe kur ai grusht të kapi, loja mbaron. Mezi pres të punoj me Ngannou dhe mbështes kalimin e tij nga tetëkëndëshi në ringun e boksit,"- tha Tyson, sipas “Sky”.

Tyson trajnon Nganu-n për ndeshjen kundër Fury: “Ai ka

"Ai nuk është një i ri për të luftuar, ai është një kampion bote. Ai di se si të konkurrojë kur dëgjon gongun dhe çelësi do të jetë të kombinojë energjinë dhe aftësitë e tij të arteve marciale me goditjen dhe shkathtësinë për të lëvizur shpejt në ring dhe më pas të arrijë një “KO”. Këtu jemi për të fituar”,- tha Tyson.

Ngannou tha se e dëshiron këtë luftë prej vitesh dhe është i fokusuar në fitore. "Sjellja e Mike Tyson në kampin stërvitor është një nga vendimet më të mira në përgatitjen time për Tyson Fury në ring. Mike Tyson është idhulli im sportiv.

Përvoja dhe inteligjenca e tij në boks do të jenë të rëndësishme për të përsosur teknikën time për të fituar këtë super luftë. Jam i fokusuar te ndeshja më të madhe të karrierës sime dhe të shokoj botën në skenën e Riadit. Bota do ta dijë më 28 tetor se kush është njeriu ‘më i keq’ në planet",- tha Nganu.

Fury kthehet në ring, pasi mposhti Derrick Chisora ​​në dhjetor për të mbrojtur titullin e tij në WBC për herë të tretë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2023, 11:20

Carlo Ancelotti ndez alarmet…

SPANJE - Humbjet në parasezon mund të mos kenë efekte praktike, por e vërteta është se askujt nuk i pëlqen të humbas&eum...