Sport

VIDEO/ Tifozët e Tiranës dhunojnë turqit e Beshiktashit: “Kjo është Shqipëria mother f…!” Thyhen xhamat e makinës së Behgjet Pacollit!

Incidenti që krijuan tifozët turq në fillim të ndeshjes duke hedhur sende ndaj tifozerisë shqiptare me sa duket nuk ja kanë falur tifiozët bardheblu. Me të përfunduar takimi ata kanë ndjekur tifozët turq në rrugët e tiranës duke I dhunuar sic duket edhe nga pamjet filmike të cilat shpejt kanë bërë xhiron e rrjetit.

4 Gusht 2023, 11:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozët e Tiranës dhunojnë turqit e Beshiktashit:

TIRANE - Nuk ka përfunduar me vërshëlimin e arbitrit, beteja mes tifozëve shqiptarëve dhe atyre turq mbrëmjen e djeshme, ku Tirana u përball me Beshiktashin, për takimin e dytë të raundit të dytë eliminator të Conference League.

Incidenti që krijuan tifozët turq në fillim të ndeshjes, duke hedhur sende ndaj tifozerisë shqiptare me sa duket nuk ia kanë falur tifiozët bardheblu. Me të përfunduar takimi ata kanë ndjekur tifozët turq në rrugët e Tiranës, duke i dhunuar siç duket edhe nga pamjet filmike, të cilat shpejt kanë bërë xhiron e rrjetit.

Nga aktet e dhunës thuhet se është thyer edhe xhami i makinës së Behgjet Pacollit, i cili ka qenë i pranishëm mbërmjen e djeshme te Hotel Plaza, aty rrotull ku ndodhën edhe disa prej përballjeve mes tifozerive. Ndërkohë policia e kryeqytetit është duke marrë pamjet filmike për të identifikuar personat e implikuar në këto akte dhune edhe pse në komunikimet e para flitet për adoleshentë, të maskuar të cilët kanë vështirësi të identifikohen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2023, 11:20

Carlo Ancelotti ndez alarmet…

SPANJE - Humbjet në parasezon mund të mos kenë efekte praktike, por e vërteta është se askujt nuk i pëlqen të humbas&eum...