Sport

Marrëveshje e sigurtë franko-spanjole, çështja e Mbappe pothuajse e mbyllur...

Klubi i kryeqyteti spanjol refuzon të paguajë më tepër se parashikimi prej 150 milionë euro i sezonit të kaluar, si dhe premiumin përkatës të nënshkrimit.

4 Gusht 2023, 11:40 Nga DOSJA
Marrëveshje e sigurtë franko-spanjole, çështja e Mbappe

SPANJE - Sipas portalit francez të lajmeve sportive “Flash Zone”, Real Madrid është shumë afër nënshkrimit të një kontrate me yllin e PSG-së, Kylian Mbappé, i cili është vendosur në stërvitje veçmas nga drejtuesit e klubit, si një formë presioni që ai të rinovojë dhe të mos largohet me kosto zero në fund të këtij sezoni.

Ky burim informacioni shpjegon se ‘los blancos’ ofrojnë një pagë më shumë se 40 milionë euro për lojtarin, një kontratë afatgjatë dhe një opsion njëvjeçar, një bonus të lartë nënshkrimi, uljen e çmimit të transferimit.

E gjithë kjo, nga këndvështrimi i klubit në kryeqyteti spanjol refuzon të paguajë më tepër se parashikimi prej 150 milionë euro i sezonit të kaluar, si dhe premiumin përkatës të nënshkrimit.

Sipas gazetës spanjole “Marca”, nuk ka të dhëna për një ankesë nga PSG në FIFA për afrime të supozuara përpara kohës së caktuar nga ai organ (gjashtë muaj para përfundimit të kontratës) me Mbappe për të siguruar yllin dhe kapitenin e skuadrës galike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2023, 11:20

Carlo Ancelotti ndez alarmet…

SPANJE - Humbjet në parasezon mund të mos kenë efekte praktike, por e vërteta është se askujt nuk i pëlqen të humbas&eum...