Sport

League Pro Saudite nis sfidën ndaj futbollit botëror: 'Është vetëm fillimi'…

Menaxheri i Mbretërisë së Bashkuar, Peter Hutton: "Ne do të vazhdojmë të shpenzojmë para për të tërhequr lojtarët më të mëdhenj"

4 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
League Pro Saudite nis sfidën ndaj futbollit botëror:

ITALI - Arabia Saudite ka nisur sfidën për botën e futbollit botëror. Blerjet e Cristiano Ronaldos, Benzema, Brozovic, Milinkovic-Savic dhe të gjithë kampionëve të tjerë që kanë zbritur në Arabinë Saudite muajt e fundit janë vetëm fillimi i një projekti shumë ambicioz, me fonde praktikisht të pakufizuara. 

Britaniku  Peter Hutton, drejtor i Ligës Saudite, tha se ishte shumë i sigurt në zhvillimin e futbollit në Arabinë Saudite: "Liga Saudite është e vendosur të jetë një sukses dhe do të vazhdojë të shpenzojë para për të tërhequr lojtarët më të mirë,"- shpjegoi ai. Programet e investimeve kanë disa vite dhe nuk e shoh se si mund të ngadalësohen. Unë kam 40 vjet që punoj në sport dhe nuk kam parë kurrë një projekt kaq të madh dhe kaq të vendosur për të pasur sukses."

Mbi kritikat e Evropës për humbjen e centralitetit në kontinentin e vjetër. "Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se Evropa nuk do të jetë aq e fortë në futboll në të ardhmen",- shtoi Hutton. "Është mirë që futbolli ka forcë në të gjithë botën. Kur Ronaldo nënshkroi për Al Nassr, ne papritmas patëm interes nga transmetuesit në mbi 170 vende."

Fenomeni i Arabisë Saudite po i bën të gjithë të ngrenë pak hundët, por sidomos në Premier League, ku drejtuesit dhe trajnerët ishin mësuar të shpenzonin dhe blinin këdo pa asnjë konkurrencë. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka thënë vetëm diplomatikisht se Liga Saudite Pro ka "ndryshuar plotësisht merkaton"; ndërsa trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp nënvizoi se si mbyllja e vonshme e afatit kalimtar në Arabinë Saudite, tre javë pas kampionateve të mëdha evropiane, ka "një efekt negativ në klubet nga kontinenti i vjetër". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll