Sport

Trajneri i kombëtares së femrave të Zambias kap një lojtare nga gjoksi, FIFA nis hetimet!

Disa lojtare dëshmuan se si Mwape preku gjoksin e një prej shoqeve të tyre të skuadrës të premten e kaluar pas stërvitjes. Synimi ishte të raportohej menjëherë për ngjarjen, por ata vendosën të prisnin deri në ndeshjen e fundit për të shmangur raprezaljet nga trajneri.

4 Gusht 2023, 09:01 Nga DOSJA
Trajneri i kombëtares së femrave të Zambias kap një lojtare

ZVICER - FIFA ka hapur një hetim për një ankesë të marrë kundër trajnerit të Zambisë, Bruce Mwape, për prekjen e një prej lojtareve të tij. Me sa duket, trajneri do të kishte prekur gjoksin e një prej futbollisteve të tij dy ditë përpara fitores historike të Zambias ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës për femra.

Disa lojtare dëshmuan se si Mwape preku gjoksin e një prej shoqeve të tyre të skuadrës të premten e kaluar pas stërvitjes. Synimi ishte të raportohej menjëherë për ngjarjen, por ata vendosën të prisnin deri në ndeshjen e fundit për të shmangur raprezaljet nga trajneri.

FIFA ka marrë masa për këtë çështje dhe ka konfirmuar se hetimi është në vazhdim. "FIFA e merr shumë seriozisht çdo akuzë për sjellje të pahijshme dhe ka një proces të qartë për këdo në futboll që dëshiron të raportojë një incident. Ne mund të konfirmojmë se është marrë një ankesë në lidhje me ekipin kombëtar të femrave të Zambias dhe se aktualisht është duke u hetuar. Ne nuk mund të japim detaje të mëtejshme në lidhje me një hetim në vazhdim për arsye të dukshme konfidencialiteti," tha një zëdhënës i FIFA-s për The Guardian.

Shoqata e Futbollit të Zambias (FAZ) raportoi tashmë në shtator 2022 se kishte dërguar një hetim mbi akuzat për abuzim seksual nga Bruce Mwape. “Nëse ai dëshiron të flejë me dikë, ju duhet të thoni po”, tha një lojtare e kombëtares së Zambisë për The Guardian në atë kohë. “Është normale që trajneri të flejë me lojtaret e ekipit tonë”, shtoi ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll