Sport

Cristiano Ronaldo shpëtimtar, shënon dhe kualifikon Al Nassr në çerekfinale… (video)

Ylli portugez shënon me kokë në minutat e fundit dhe e dërgon Al Nassrin në çerekfinale të Kupës së kampionëve të klubeve arabe.

4 Gusht 2023, 08:00 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo shpëtimtar, shënon dhe kualifikon Al Nassr në

ARABIA SAUDITE - Al Nassr të kualifikohet nga grupet e Ligës së Kampionëve të Arabëve, pas barazimit 1-1 të Zamalek, me një gol të shënuar nga Kristiano Ronaldo në minutën e 87-të.

Skuadra nga Arabia Saudite pësoi gol në minutën e 53-të me anë të një penalltie, por atëherë kur shpresat ishin shuar, ishte pikërisht CR7 i cili tha fjalën e fundit.

Pas një krosimi në zonë, Ronaldo kërceu mbi të tjerët duke shënuar me kokë dhe duke barazuar takimin, për të kualifikuar në vendin e dytë skuadrën e Al Nassr.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll