Sport

VIDEO / Kaq ishte për Tiranën eliminohet nga Beshiktashi me rezultatin e përgjithshëm 5-1

Nënkampionët e vendit eliminohen në raundin e dytë eliminator të Conference League nga gjigandët turq. Ças një pjese të parë mjaft të mirë në raste dhe kontroll loje, në minutën e 57'-të skuadra turke kalon në avantazh me anë të Amarteit nga një goditke këndi dhe 0-1.

3 Gusht 2023, 22:20 Nga I.A
VIDEO / Kaq ishte për Tiranën eliminohet nga Beshiktashi me rezultatin
Beshiktashi

TIRANA- Tirana luan ndeshjen e dytë përballë Beshiktashit në "Air Albania", e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Conference League.

Ças një pjese të parë mjaft të mirë në raste dhe kontroll loje, në minutën e 57'-të skuadra turke kalon në avantazh me anë të Amarteit nga një goditke këndi dhe 0-1.


Disa minuta më pas, në të 66-n Beshiktashi mbetet me10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Masuakut dhe në të 75'-n sulmuesi kryesor i turqve Abubakar shënon edhe golin e dytë.

Me këtë rezultat 0-2 në "Air Albania", shifra e përgjithshme e golave shkon në 5-1 duke kualifikuar ashtu siç pritek ekipin turl dhe ndërprerë rrugëtimin europian të Tiranës.

(B.T/dosja.al)

tirana-beshiktash conference league

Sondazh

Poll