Sport

VIDEO/ Ndeshja Tirana-Beshiktash, përplasje mes tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

Mësohet se tifozët e Beshiktashit kanë provokuar tifozët vendas. Kjo ka bërë që të nisi sherri mes tifozerizë. 

3 Gusht 2023, 20:08 Nga I.A
VIDEO/ Ndeshja Tirana-Beshiktash, përplasje mes tifozëve në
Pamje nga stadiumi

TIRANË- Ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit është ndërprerë pa filluar ende për shkak të përplasjes mes tifozëve. Mësohet se tifozët e Beshiktashit kanë provokuar tifozët vendas. Kjo ka bërë që të nisi sherri mes tifozerisë. 

Tifozët kanë hedhur dhe fishekzjarre në fushë duke bërë të pamundur që të nisë ndeshja. Në pamjet e siguara nga Dosja.al, shihet kaosi që është krijuar mes tifozëve. Ndërkohë që në staduim janë shkulur dhe stolat, të cilat janë hedhur drejt fushës dhe tifozëve kundërshtarë. Tashmë për nisjen e ndeshjes pritet të marrë vendimin UEFA. Stadiumi është mbushur me forca të shumta policie, të cilët po tentojnë që të ulin gjakrat mes tifozëve.

tirana-beshiktash conference league

Sondazh

Poll