Sport

Tirana-Beshiktash, në stol disa prej lojtarëve të formacionit të shkuar, ja cilët janë 11-të bardheblutë që zbresin nga minuta e parë në “Air Albania”

Nisur nga gabimet dhe performanca, për herë të parë Shehi duket se ka vendosur të ndryshojë skemën e tij në përballen e mbërmjes së sotme dhe bashkë me të edhe disa lojtarë që në Stamboll e nisëm nga minuta e parë.

3 Gusht 2023, 19:05 Nga DOSJA

Tirana-Beshiktash, në stol disa prej lojtarëve të formacionit

TIRANE - Tirana përballet mbërmjen sotme me Beshiktashin dhe për të qenë të ndërgegjshëm dhe realist, më tepër një ndeshje prestigji se sa objektivi real kualifikimi ku duket deri diku e pamundur.

Pavarësisht kësaj Tirana bëri një paraqitje dinjitoze në Stamboll edhe pse një hubmej me shifrat 3-1, me pak kujdes kjo humbje mund të ishte me diferencë më të vogël, por gabimet e momenteve të caktuara sollën këtë rezultat edhe pse siç përmend shpesh trajneri Orges Shehi kjo lojë, futbolli është lojë gabimesh.

Nisur nga gabimet dhe performanca, për herë të parë Shehi duket se ka vendosur të ndryshojë skemën e tij në përballen e mbërmjes së sotme dhe bashkë me të edhe disa lojtarë që në Stamboll e nisëm nga minuta e parë.

Kështu Tirana zbret në fushë sot me skemën 3-5-2, e njëjta që u luajtën 30 minutat e fundit në “Vodafone Arena” të Beshiktashit ku edhe u arrit të shënohej një gol nga bardheblutë.

Kështu në portë mbetet Selmani, ndërsa reparti I mbrojtjes është m 3, Najdovski, Lulaj dhe Hoxhallari, nga kahu I djathtë të mesfuhë është Haxhiu dhe I majti Përgjoni, ndërkohë që në mesfushë nëq ender luajnë Lushkja, Deliu dhe jonuzi dhe në sulm Kaina dhe Hasani.

Tirana-Beshiktash, në stol disa prej lojtarëve të formacionit

Me fjalë të tjera do të mungojnë disa nga lojtarët e minutës së pare, si Hila, Abazaj, Doka dhe Latifi.

Ndryshime për të provuar maksimumin edhe pse përballë një Beshiktashi të madh dhe një humbjeje 3-1 në takimin e pare vështirë të mendosh për më tej, megjithatë kurrë nuk thuhet kurrë për asgjë kështu dhe Tirana sot në orën 20:00 në “Air Albania” do të provojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll