Aktualitet

Durrës, e zunë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë shoferi i kamionit

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, ku dyshohet se nga kamioni me të cilin po punonte 52-vjeçari, i identifikuar me inicialet A. K., kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

3 Gusht 2023, 12:24 Nga k.m.
Durrës, e zunë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë
Foto ilustruese

DURRËS- Një 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Durrës. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, ku dyshohet se nga kamioni me të cilin po punonte 52-vjeçari, i identifikuar me inicialet A. K., kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi, 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

durres

Sondazh

Poll