Aktualitet

U gjet e vrarë poshtë urës së "Dajlanit"! Tre vajza panë krimin, mes tyre një e mitur! Si nisi konflikti

Tre vajza, mes tyre dhe një 15- vjeçare ka parë konfliktin e ndodhur nën efektin e kokainës, i cili ka përfunduar në vrasjen e Luljeta Prezës.

3 Gusht 2023, 11:12 Nga f.i

U gjet e vrarë poshtë urës së "Dajlanit"! Tre

DURRËS- Dy autorët janë parë shpesh në shoqërinë e 32-vjeçares ditët e fundit. Mirëpo, mësohet se mes tyre ka nisur një konflikt për motive të dobta. Tre vajza, mes tyre dhe një 15- vjeçare ka parë konfliktin e ndodhur nën efektin e kokainës, i cili ka përfunduar në vrasjen e Luljeta Prezës.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend.

 “Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi”, thuhet në njoftimi e policisë

luljeta preza

Sondazh

Poll