Aktualitet

Aksident në Bilisht, makina përplas një 7-vjeçare

Ndërsa drejtuesi i mjetit që e përplasi është duke u marrë në pyetje.

3 Gusht 2023, 12:12 Nga k.m.
Aksident në Bilisht, makina përplas një 7-vjeçare
Foto ilustruese

BILISHT- Një aksident ka ndodhur ndodhur paraditen sotme në Bilisht, ku një makinë ka përplasur një vajzë 7-vjeçare. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, ndërsa mësohet se e mitura është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit që e përplasi është duke u marrë në pyetje.

"Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,"-njofton Policia.

bilisht

Sondazh

Poll