Sherr mes zyrtarëve në bashkinë e Malësisë së Madhe! Drejtori godet me grusht përgjegjësin
foto ilustruese SHKODËR- Një sherr mes zyrtarëve ka ndodhur në bashkinë e Malësisë së Madhe. Drejtori i Drejto...
60-vjeçari i identifikuar me inicialet R. S., ka qëlluar me grusht përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civile gjatë një konflikti për motive të dobëta.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për drejtorin e Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit në Malësinë e Madhe, pas një konflikti që ai ka pasur me vartësin e tij. 60-vjeçari i identifikuar me inicialet R. S., ka qëlluar me grusht përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civile gjatë një konflikti për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme,"- njofton Policia e Shtetit.
foto ilustruese SHKODËR- Një sherr mes zyrtarëve ka ndodhur në bashkinë e Malësisë së Madhe. Drejtori i Drejto...
Jetmir Pemaj BRITANI E MADHE- Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampt...
pamje nga vendngjarrja SPANJË- Policia spanjolle ka shkatërruar bandën shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike n...
SHBA- Një statujë prej brozi, e një kalorësi, realizuar në shekullin V-të para Krishtit, është ekspozuar gjatë k&...
foto ilustruese TIRANË- Eksportuesit shqiptarë i kanë dërguar një letër institucioneve ndërkombëtare sa i takon sit...
DURRËS- Dy autorët janë parë shpesh në shoqërinë e 32-vjeçares ditët e fundit. Mirëpo, mësohet s...
Luljeta Preza DURRËS- Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prez&eu...
foto ilustruese LAÇ- Në vijim të operacionit policor antidrogë i koduar “Ndërthurja” është arres...
Luljeta Preza DURRËS- Luljeta Preza, gruaja që shihni në foto është 32-vjeçarja që mëngjesin e djeshëm ...
foto ilustruese GREQI- Zjarret në Greqi shkaktuan dëme të mëdha dhe mes situatës së alarmuar, kishte nga ata që&nbs...