Aktualitet

Goditet banda shqiptare e kultivimit të lëndëve narkotike në Spanjë, arrestohen 9 persona

3 Gusht 2023, 11:40 Nga f.i
Goditet banda shqiptare e kultivimit të lëndëve narkotike në
pamje nga vendngjarrja

SPANJË- Policia spanjolle ka shkatërruar bandën shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike në provincën e Alicante, raportojnë mediat e huaja.

Garda Civile e Alicante ka arrestuar 9 persona të cilët ishin pjesë e një bande të kultivimit të marijuanës, e cila drejtohej nga dy shqiptarë, daja dhe nipi i tij. Mësohet se për dy drejtuesit e bandës kishte edhe një urdhër arresti ndërkombëtar nga Itali.

Ndërkaq gjatë katër kontrolleve që u kryen në Alicante, Altea dhe Castalla, organizata kriminale u çmontua. U arrestuan nëntë burra me kombësi shqiptare, greke dhe italiane, të moshës nga 21 deri në 58 vjeç . Gjithashtu, janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1592 bimë marihuanë, 1005 euro para të gatshme, material për kultivim dhe 2 automjete të tipit të lartë .

Hetimet nisën në dhjetor të vitit të kaluar, kur Garda Civile mori informacion për praninë e një organizate kriminale me origjinë shqiptare të dedikuar për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në provincën e Alicante . Menjëherë Postat kryesore të Gardës Civile të Ibit dhe Alteas, bashkërisht dhe për të konfirmuar informacionin e marrë, nisën operacionin Florenpapa-Scouts.

arrestohen 9 shqiptare ne spanje spanje

Sondazh

Poll