Aktualitet

“Nuk na dha lekët”/ Zbardhen deklaratat tronditëse në polici të autorëve të vrasjes së Luljetës tek “Ura e Dajlanit”

Autorët kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32-vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që tu jepte të gjithë paratë që mund të kishte bërë nga "puna" e saj në rrugës.

3 Gusht 2023, 12:14 Nga k.m.
“Nuk na dha lekët”/ Zbardhen deklaratat tronditëse në
Foto ilustruese

DURRËS- 32-vjeçarja Luljeta Preza është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës. Për vrasjen, Policia ka vendosur në pranga dy të dyshuarit kryesorë, Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç të cilët edhe jetonin në grup me viktimën.

Autorët kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32-vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që tu jepte të gjithë paratë që mund të kishte bërë nga "puna" e saj në rrugës. Sipas tyre, ajo paratë i kishte shpenzuar në spital pasi e kishte përplasur me makinë. 

“Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që ti bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë,”- kanë thënë ata teksa merreshin në pyetje nga Policia.

32-vjeçarja prej kohësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e saj pasi jetonte me dy të arrestuarit, ndërsa në hetime janë edhe tre shtetase të tjera mes të cilëve një minorene, të cilat kishin dijeni për ngjarjen.

aldo ibrahimi ylli grabovari luljeta preza

Sondazh

Poll