Aktualitet

Përshtatën lokalin për shitje kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Laç

3 Gusht 2023, 10:00 Nga f.i
Përshtatën lokalin për shitje kanabis, arrestohet
foto ilustruese

LAÇ- Në vijim të operacionit policor antidrogë i koduar “Ndërthurja” është arrestuar një 23-vjeçar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se ata ishin të përfshirë në një lokal të përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohen 2 shtetas të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në qytetin e Laçit. Vihet në pranga njëri prej këtyre shtetasve, ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.

Gjatë këtij operacioni, më datë 27 qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe u arrestuan pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë dhe ata të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për përcaktimin e plotë të autorësisë së veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në qytetin e Kurbinit, rast i cili u godit më datë 27.06.2023, si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndërthurja”.

Nga këto veprime, u vu në pranga shtetasi, 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi, 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit.

arrestohet 23 vjecari ne lac lac

Sondazh

Poll