Sport

Turqit e Beshiktashit të mahnitur nga stadium “Air Albania”

“A mos po luajmë në stadiumin e Ajaksit, stadiumi është shumë i mirë“, shkruan një ndjekës në postimin e shpërndarë nga Beshiktashi në “Twitter“. “Mos keni shkuar aksidentalisht në “Anfield Road“, ka komentuar një tjetër.

3 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA

Turqit e Beshiktashit të mahnitur nga stadium “Air Albania”

TIRANE - Beshiktashi gjendet në Tiranë, ku ka kryer sot përgatitjet e fundit në prag të sfidës me skuadrën e Tiranës të drejtuar nga Orges Shehi. Lojtarët janë stërvitur në ambientet e stadiumit “Air Albania“, në të cilin do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe Beshiktashit. Klubi turk ka shpërndarë edhe foto nga ambientet e impiantit që gjendet në zemër të kryeqytetit, të cilat kanë impresionuar turqit.

Turqit e Beshiktashit të mahnitur nga stadium “Air Albania”

“A mos po luajmë në stadiumin e Ajaksit, stadiumi është shumë i mirë“, shkruan një ndjekës në postimin e shpërndarë nga Beshiktashi në “Twitter“. “Mos keni shkuar aksidentalisht në “Anfield Road“, ka komentuar një tjetër. Vlerësime për stadiumin “Air Albania“ erdhën edhe nga vetë trajneri i Beshiktashit gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pasditen e sotme.

Turqit e Beshiktashit të mahnitur nga stadium “Air Albania”

Turqit e Beshiktashit të mahnitur nga stadium “Air Albania”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll