Sport

Djokovic ka blerë një dupleks në Portonova, ‘parajsa’ miliona dollarëshe mbahet sekret

Atje, ai ka gjithçka që i nevojitet, aty pranë ka edhe fusha ku mund të stërvitet rregullisht, madje dy herë në ditë

2 Gusht 2023, 20:13 Nga DOSJA

Djokovic ka blerë një dupleks në Portonova, ‘parajsa’

MALI i ZI - Novak Djokovic ka blerë një dupleks luksoz në Portonovo të Malit të Zi. Siç transmeton “Telegraf.rs”, bëhet fjalë për një kompleks të ndërtuar në komunën e Herceg Novit, që ka tërhequr emra të mëdhenj botërorë. 

Gjashtë muaj më parë u shfaq për herë të parë informacioni se Djokoviç e kishte blerë këtë pronë, e cila ende është e rrethuar nga misteri i sekretit.

Djokovic ka blerë një dupleks në Portonova, ‘parajsa’

“Është e vërtetë që Novak e ka blerë këtë dupleks, por kjo vërtet është mbajt sekret. Është ende kështu. Punonjësit në këtë kompleks nuk lejohen të nxjerrin informacione të tilla, për këtë arsye nuk ka dalë. Janë të kushtëzuara nga kontrata të rënda.

Novak është i kënaqur me këtë vend, ai ka qetësinë e tij dhe e gjithë familja ranë dakord që ky dupleks ishte zgjedhja e duhur. Këtu ka gjithçka që i nevojitet, aty pranë ka edhe fusha ku stërvitet rregullisht, madje dy herë në ditë. 

Djokovic ka blerë një dupleks në Portonova, ‘parajsa’

E vetmja gjë që është befasuese është se ai nuk ka blerë një nga shtëpitë më afër detit, por ka vendosur për një dupleks”,- ka zbuluar bashkëbiseduesi i “Telegraf”.

Çmimin e dupleksit e dinë vetëm Djokoviq dhe personat që e kanë kryer punën. “E dimë se po flitet për shumën prej 3 milionë eurosh, por askush nuk do t’jua konfirmojë këtë,” - ka shtuar burimi.

Djokovic ka blerë një dupleks në Portonova, ‘parajsa’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll