Sport

Arrihet marrëveshja! Josko Guardiol shkon te City për një shifër që "të dhemb koka"...

Dyshohet se “Demat” janë zbutur dhe kanë pranuar një ofertë nga “Qytetarët” me vlerë 90.000.000 euro, shkruan “Bild”.

2 Gusht 2023, 20:54 Nga DOSJA

Arrihet marrëveshja! Josko Guardiol shkon te City për një

ANGLI - Mbrojtësi kroat Josko Guardiol përfundimisht do të largohet nga Leipzig dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Manchester City, pasi klubet janë afër një marrëveshjeje për kompensimin.  Dyshohet se “Demat” janë zbutur dhe kanë pranuar një ofertë nga “Qytetarët” me vlerë 90.000.000 euro, shkruan “Bild”.

Absolutisht asgjë nuk fshihej, as dëshira e trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola për ta pasur në radhët e tij kroatin dhe as dëshira e futbollistit për të luajtur në ligën më të fortë në botë, por problemet i shkaktoi Leipzig, i cili i vuri frenë transfertës, por  përfundimisht u dorëzua.

Arrihet marrëveshja! Josko Guardiol shkon te City për një

Leipzig ka kërkuar vazhdimisht 100.000.000 euro, ndërsa City nuk ka dashur të paguajë më shumë se 90.000.000. Dhe në fund, kampioni i Anglisë dhe Evropës e arritën këtë transferim dhe Guardiol bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Në listën e përjetshme, ai kalon Harry Maguire, të cilin Manchester United e pagoi Leicester 87.000.000 euro katër vjet më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll