Sport

Anësori Leao: “Qëndrova te Milani, sepse dua të fitoj “Topin e Artë”

Ai zgjati kontratën e tij me kuqezinjtë deri në vitin 2028.

2 Gusht 2023, 21:05 Nga DOSJA
Anësori Leao: “Qëndrova te Milani, sepse dua të fitoj

ITALI - Futbollisti i Milanit dhe përfaqësuesi portugez, Rafael Leao, ka thënë sot se synimi i tij është fitimi i “Topit të Artë”, i cili i jepet lojtarit më të mirë në botë, raporton ESPN. 

Leao (24) së fundmi ka zgjatur kontratën me Milanin deri më 30 qershor 2028.  Lojtari i kombëtares portugeze ka luajtur 48 ndeshje për kuqezinjtë sezonin e kaluar dhe ka shënuar 16 gola me 15 asistime.

“Unë qëndrova në klub, sepse Milani më ndihmoi të arrij të gjitha objektivat e mi. Së bashku fituam Scudetton dhe unë u bëra një futbollist më i mirë. Ndjej se jam më i pjekur, ndihem si lider i kësaj skuadre. Mendoj se vendimi për të qëndruar ishte më i miri në këtë moment, sepse kemi ende shumë për të arritur. Mund të triumfojmë në Champions League, dhe unë dua ta fitoj “Topin e Artë”,- tha Leao.

Futbollistët e Milanit aktualisht ndodhen në SHBA, ku po përgatiten për sezonin e ri. Milani është mposhtur mengjesin e sotëm në Las Vegas nga Barcelona me rezultatin 1-0, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Ansu Fati në minutën e 55-të. Leao mbërriti në Milano në vitin 2019 nga Lille, ndërsa më parë ka luajtur për Sportingun. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll