Sport

PSG e braktis 'pistën' e Bernardo Silvas! Arsye e pabesueshme që bllokoi lëvizjen...

Manchester City ka refuzuar kategorikisht idenë e shitjes së portugezit Bernardo Silva, pavarësisht spekulimeve për një lëvizje të mundshme në Ligue 1.

2 Gusht 2023, 19:26 Nga DOSJA
PSG e braktis 'pistën' e Bernardo Silvas! Arsye e pabesueshme

FRANCE - Sipas informacioneve të sotme nga “Le Parisien”, klubi i Premierligës nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin te Paris Saint-Germain (PSG).

Pas largimit të Riyad Mahrez në Arabinë Saudite, kampionët në fuqi donin të shmangnin humbjen e një mesfushori tjetër sulmues në një kohë të shkurtër.

 Edhe nëse Bernardo Silva do të ishte i hapur për një lëvizje të mundshme për te PSG, klubi i Premier League ka refuzuar me vendosmëri të fillojë negociatat. Të dy klubet kanë gjithashtu një marrëdhënie të tensionuar, e përkeqësuar nga marrëdhënia gjeopolitike midis Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, gjë që i ka komplikuar më tej bisedimet.

Kështu, 28-vjeçari Bernardo do të qëndrojë në Angli, ku ka luajtur gjashtë vitet e fundit nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Ndërkohë, PSG-ja po fokuson përpjekjet e saj për të sjellë Ousmane Dembele nga Barcelona, ​​një lëvizje që shpreson ta përfundojë në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll