Sport

Ernest Muçi drejt kampionatit spanjol, ja skuadra ku pritet të firmosë sulmuesi kuqezi

Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke ndryshuar skuadër dhe kampionat.

2 Gusht 2023, 19:46 Nga DOSJA
Ernest Muçi drejt kampionatit spanjol, ja skuadra ku pritet të

POLONI - Pas dy vitesh në kampionatin polak me një nga skuadrat më të mëdha, si Legia e Varshavës, sulmuesi i kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke ndryshuar skuadër dhe kampionat.

Stacioni radhës pritet të jetë La Liga spanjole, pasi prej ditësh janë duke u zhvilluar bisedime intensive për trasferimin e tij te Celta Vigo, skuadër që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 6-të në La Liga.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, megjithatë burime pranë lojtarit, bëjnë me dije se gjithçka është shumë pranë dhe mund të finalizohet shpejt.

Ernest Muçi u transferua nga skuadra e Tiranës te Legia e Varshavës pas edicionit 2020/2021 për 500 mijë euro, një shifër e konsiderueshme për një lojtarë që transferohet nga kampionati shqiptarë kur ishte vetëm 20 vjeç.

Sot dy vjet më i madh dhe me më shumë eksperiencë Muçi bëhet gati për një tjetër sfidë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll