Sport

VD/ Histori e çmendur virale: Përshëndeti gruan dhe të dashurën e tij në një program live dhe më pas gjithçka shkoi në greminë…

Futbollistin ganez e përjashtuan nga Galaxy Afrikan, sepse u kishte sjellë “fat të keq”!

2 Gusht 2023, 17:03 Nga DOSJA

VD/ Histori e çmendur virale: Përshëndeti gruan dhe të

JORDANI - Futbollisti nga Gana, Muhammed Anas, famën botërore nuk e fitoi me mjeshtërinë e tij në fushë, por me një shprehje të pamenduar para kamerave televizive.

Në vitin 2017, ai u bë një yll botëror pas ndeshjes së Kampionatit Afrikan, ku shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Por e gjithë kjo doli në plan të dytë kur ai qëndroi para kamerave.

“Faleminderit fansave të mi, por falënderimi më i madh për gruan dhe të dashurën time. Oops, faleminderit gruas time! Të dua nga thellësia e shpirtit tim, - tha futbollisti nga Afrika është krejtësisht i ngatërruar. Kjo video, edhe pse kanë kaluar vite, është ende virale në rrjetet sociale.

Se si ka kaluar kur ka mbërritur në shtëpi, nuk dihet edhe sot e kësaj dite. Mirëpo ajo që dihet është se ai aktualisht po luan për skuadrën jordaneze Al-Vahdat, të cilës iu bashkua nga Galaxy Afrikan, ku e larguan pasi bashlojtarët e tij u ankuan se ai u solli "fat të keq".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll