Sport

Torturoi gruan shtatzanë, një tjetër e goditi dhe e hodhi nga ura: Krimet brutale të një sportisti monstër që kanë tronditur botën!

Përbindëshi do të marrë atë që meriton! Ai u shpall fajtor dhe pritet të dënohet më 2 nëntor, i cili mesa duket do të jetë me burgim të përjetshëm.

2 Gusht 2023, 16:12 Nga DOSJA

Torturoi gruan shtatzanë, një tjetër e goditi dhe e hodhi nga

SHBA - Ish-boksieri i famshëm Felix Verdejo nga Porto Riko është dënuar me dy akuza për vdekjen e dhunshme të një gruaje shtatzënë, raportojnë mediat e huaja.

“Juria e gjyqit në territorin amerikan e shpalli atë fajtor për rrëmbim, që rezultoi me vdekjen dhe vrasjen e një fëmije të palindur,” - thuhet në shkrimin e "El Nuevo Dia".

Torturoi gruan shtatzanë, një tjetër e goditi dhe e hodhi nga

Boksieri Felix Verdejo, i njohur më mirë me pseudonimin “Diamanti”, akuzohet se fillimisht ka rrahur gruan e tij, më pas i ka injektuar disa substanca (drogë), e ka lidhur me një bllok betoni dhe e ka hedhur nga ura.

Pas kësaj, ai ka qëlluar edhe një grua tjetër shtatzënë me të cilën dyshohet se ishte inatosur, sepse ajo mbeti shtazanë. Në këtë krim mizor mediat e huaja raportojnë se ai nuk ka qenë vetëm, por ka pasur edhe një person që e ka ndihmuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Felix G. Verdejo Sanchez (@diamanteverdejo)

Felix Verdejo është një boksier portorikan, që garon në kategorinë e peshave të lehta. Në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, ai përfaqësoi vendin e tij në garat amatore. Në karrierën e tij ka 29 paraqitje në ring, prej të cilave 27 ishin fitore.

Ai ka një vajzë, Miranda, me Keisla Rodriguez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Felix G. Verdejo Sanchez (@diamanteverdejo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll