Aktualitet

“Jam mashkull potent”/ I kërkoi lekë dhe favore seksuale gruas, dënohet me 3 vite ish-gjyqtari i Fierit, Roland Hysi

17 Tetor 2019, 09:01 Nga DOSJA
“Jam mashkull potent”/ I kërkoi lekë dhe favore seksuale

Fier- Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtarin Roland Hysi. Theksojmë se për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i mbetet të vuajë në qeli 3 vite burg. Po kështu i është hequr edhe e drejta e funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.

Ai akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Ish-gjyqtari akuzohet për korrupsion, pasi në një video të publikuar nga një emision investigativ dukej që merrte 500 euro për zgjidhjen e një çështje. Gjithashtu nga kjo video rezultoi se Hysi kërkon edhe favore seksuale gruas që kërkonte të merrte kujdestarinë e fëmijës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dënohet me burg gjyqtari i fierit roland hysi dënohet me burg gjyqtari i fierit roland hysi

Sondazh

Poll